Zyra e kryeministrit bën thirrje që të votohet demarkacioni
Këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi, ka bërë thirrje sot që të votohet demarkacioni me Malin e Zi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vota për demarkacionin është votë popullore.
Matshi e ka cilësuar si të guximshëm kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi sipas tij, ai ka arritur për katër muaj ta dërgojë në Kuvend Ligjin për demarkacionin, gjë që Qeveria e mëhershme nuk ka mundur ta bëjë për dy vjet e gjysmë.
Postimi i plotë i Matoshit pa ndërhyrje:
Vota për demarkacionin asht votë popullore!
Politikani patriot – konstitucional kërkon, analizon faktet e dhëna dhe krijon fakte të reja, pra asht krijues në mbrojtje të lirisë kombëtare dhe të interesave madhore shtetërore. Sot, qytetarët e Kosovës do ta kenë rastin të shohin se cili nga deputetët asht në mbrojtje të Republikës dhe kush janë përfituesit dhe mashtruesit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, për katër muej arriti ta dërgojë në Kuvend ligjin për demarkacionin, që pararëndësit nuk e dërguan për dy vjet e gjysmë, ose e dërguan dhe e tërhoqën, sepse nuk ndërtuan koncensus nacional.
Kryeministri Haradinaj ia doli ta mbrojë kauzën e tij politike për korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës duke e negociu me Malin e Zi një proces shtensionues, i cili mundësoi ruajtjen e territorit kushtetues, ruajtjen e raporteve miqësore me Republikën fqinje si dhe me NATO-n, duke i hapë udhë liberalizimit të vizave për kosovarët.
Prandej sot, deputetët, gratë dhe burrat e Kosovës do të ngritën mbi interesat personale dhe partiake dhe do të dëshmojnë lojalitet dhe besnikni ndaj Republikës së Kosovës, duke ridëshmu Raison d’ Etat.
Politika asht kompromis dhe art i të mundshmes.
E mundshmja sot asht vota për – që mos të bllokohet rruga Euro-Atlantike.
Votojeni demarkacionin nëse doni të rënditeni në memorien shtetënore!
P.S.
Deputetët e pavarun që dolën nga Lëvizja Vetëvendosje sot e kanë shansin të dëshmojnë para qytetarëve të Kosovës se e duan Republikën dhe se janë në shërbim të qytetarëve.