Zyra e kryeministrit jep sqarime rreth hartimit të draftplanit të punës së qeverisë

16 dhjetor 2020 | 12:53

Zyra e Kryeministrit ka sqaruar opinion lidhur me informatat për hartimin e Draftit të Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2021-2023.

Sipas një sqarimi për medie është thënë se Plani i Punës së Qeverisë (PPQ) është dokumenti kryesor për planifikimin dhe monitorimin e zbatimit të aktiviteteve për arritjen e prioriteteve afatmesme të Qeverisë.

“Procesi për hartimin e këtij plani është mjaftë i gjatë, me hapa të shumtë procedural dhe kërkon koordinim të jashtëzakonshëm. Një ilustrim i thjeshtë i procesit të hartimit të këtij plani është që departamentet e veçanta të institucioneve qendrore përcaktojnë aktivitetet që i kanë planifikuar për të ardhmen. Këto aktivitete vendosën në formatin e PPQ-së dhe shtjellohen tutje në mënyrë që të bëhet i mundshëm monitorimi dhe vlerësimi afatmesëm i zbatimit të këtyre aktiviteteve, që pasqyrojnë arritjen e Objektivave të Qeverisë”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kjo zyrë ka theksuar se në fillim të vitit 2020 hartimi i PPQ-së ka kaluar nga formati një vjeçar në atë tre vjeçar, ku janë përfshirë edhe hapat procedural që supozohen të ndërmerren në vitet pasardhëse.

“Ky ndryshim ka rezultuar me shfaqjen e disa gabimeve teknike gjatë procesit të hartimit. Një ndër to është edhe mosvendosja e aktiviteteve të planifikuara në rubrikat përkatëse. Konkretisht, aktivitetet e MPJD-së për vitin 2022 janë vendosur gabimisht në rubrikën e aktiviteteve për vitin 2023. Drafti i PPQ-së është një dokument i hartuar nga Zyra për Planifikim Strategjik. Në këtë fazë është nxjerrë në konsultim publik, nga Zyra për Qeverisje të Mirë. Bëhet fjalë për një draft (projekt-propozim) i cili do të kaloj edhe hapa të tjerë të plotësim-ndryshimit dhe rishikimit para se të marrë formën përfundimtare dhe të miratohet nga kabineti qeveritar”, është thënë në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se…