Zyra e Kryeministrit: Nuk jemi në dijeni për shtyrjen e takimit të 2 shtatorit në Uashington
21 gusht 2020
| 11:27
Disa medie në Kosovë kanë raportuar se do të shtyhet takimi i 2 shtatorit që pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Xhavit Beqiri, këshilltari i kryeministrit Avdullah Hotit, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion që ky takim do të shtyhet.
“Nuk jemi në dijeni për shtyrje të takimit. Po të kishim ndonjë informacion të tillë do e bënim publike”, ka thënë Beqiri për “klankosova.tv”.
Një takim i tillë ka pasur të mbahet edhe më 27 qershor, por se ishte anuluar për shkak se liderët politikë në Kosovë nuk kanë marrë pjesë, pasi Prokuroria Speciale e Hagës ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.