Zyra e Kryeministrit: Polici që kreu vrasje në Gjilan nuk ka qenë pjesë e mbrojtjes së afërt të Haradinajt
29 dhjetor 2019
| 15:17
Pas raportimeve në disa medie se polici që sot ka shtënë me armë zjarri në Gjilan, ku ka mbetur i vrarë një person, se ai ishte pjesë e ekipit të sigurisë të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ardhur reagimi nga Zyra e Kryeministrit.
Zyra e Haradinajt ka thënë se polici nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë të Kosovës.
” Polici nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë”, është thënë në reagimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
Zyra e Kryeministrit i ka bërë thirrje medieve që para se ta plasojnë lajmin, ta verifikojnë atë.