Zyra e kryeministrit i reagon Apostolovës: Rritja e pagave është vendim legal
Shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifin, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave është vendim legal, legjitim dhe kushtetues.
Kjo deklaratë e Arifit ka ardhur pas reagimit të shefes së BE-së, Nataliya Apostolova, e cila ka kundërshtuar vendimin për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar.
“BE-ja do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantuar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbur 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim. Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjen e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlerësime për vendime legjitime politike gati si parti politike që synon sukses elektoral zgjedhor”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/