Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet për bastisjet e sotme në Prishtinë
30 tetor 2023
| 14:12
Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Prishtinë.
Pa dhënë detaje se mbi çfarë dyshimesh dhe në sa lokacione po zhvillohen këto operacione, ZPS ka thënë se ata po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX’i.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen për Express.
Ndërkohë sot janë kryer bastisje në banesën e ish këshilltarit të presidentit Thaçi, Blerim Shala dhe në shtëpinë e ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj.