Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë pushon hetimet ndaj Halil Çadrakut

28 nëntor 2024 | 10:46

Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar të zhvilluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, hetimet ndaj klientit të tij Halil Çadraku, janë pushuar.

“Ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për z. Çadraku dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë. Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit. Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tonë. Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftimin e avokatit Koci.

Njoftim për shtyp nga ekipi mbrojtësi i z. Halil Çadraku:

Pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar të zhvilluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, kam kënaqësinë të njoftoj se hetimet ndaj klientit tonë, z. Halil Çadraku, janë pushuar.
Ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për z. Çadraku dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë. Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit.
Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tonë.
Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet.
Me respekt,
Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, ka uruar Shqipërinë…