Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se po kryen operacione në Prishtinë

04 nëntor 2020 | 12:29

Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë ka njoftuar se janë duke u kryer bastisje në Prishtinë, por pa dhënë hollësi të tjera.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë”, thuhet në një njoftim të prokurorisë së Posaçme.

Në orët e mëngjesit bastisje është kryer në shtëpinë e Jakup Krasniqit, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Biden është në një epërsi të lehtë sa i…