Zyra ligjore e Kuvendit s’i jep mandat Komisionit të pezullojë lejet për hidrocentralet
Zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës ka vlerësuar se Komisioni hetimor për hidrocentralet s’ka mandat që të pezullojë lejen e lëshuara nga institucionet përkatëse për operimin e hidrocentraleve.
Në mbledhjen e këtij Komisioni të mbajtur të hënën, deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, ka thënë se Zyra Ligjore me interpretimin e saj ka kufizuar fushëveprimin e Komisionit. “Sipas përfundimeve të Zyrës ligjore ne s’kemi mandat për ta bërë një pezullim të tillë. Fushëveprimi jonë na kufizon”, u shpreh ajo.
Haxhi Avdyli, anëtarë i Komisionit shprehu shqetësimin se si në kohën kur ky Komision po heton lejet për hidrocentrale, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit i lëshon leje një kompanie për te operuar. “Shfaqë indinjatën time që në kohën kur Komisioni ynë po gjënë të gjitha keqpërdorimet ndodhi që ZRE e Ministria e Ekonomisë jep leje për një operator. Është një goditje kjo që tregon se ne mund të bëjmë çka të duam. Mendoj që mendimi i zotëri Abrashit që të këtë kërkesë për pezullim të punës ka qenë i drejtë. Ne duhet të shtojmë vëllimin e punës dhe të thërrasim ata që kanë qenë përgjegjës në të kaluarën edhe ZRrE edhe Kelkosin për dhënien e lejes mjedisore për një operator që nuk i ka përmbushur kushtet”, u shpreh Avdyli.
Ndërkaq, Besa Gaxheri anëtare e Komisionit ka thënë se ata e kanë të pamundur të marrin vendim për pezullimin e lejeve për hidrocentralet. Ajo ka kërkuar raportim të ministrit Kuçi dhe Bordit të ZRrE-së, pas vendimit për dhënien e lejve për “KELKOS”. “Është e pamundshme që ne si Komision të marrim vendim për pezullim të lejeve. Situata është e keqe. 3 muaj s’do të na mjaftojnë. Ne jemi vonuar në hapa. Ende s’kemi angazhuar ekspert. Ne ende se kemi kontratën e nënshkruar të Kelkos me Qeverinë. Vendimet e ZRrE-së dhe Qeverisë janë shqetësuese. Ata duhet me argumentua. Ne duhet të dimë si Kellos ka marr leje për dy hidrocentralet. Ne kemi parë që terreni është shqetësues për ambientin. Urgjent ministri të vij këtu, poashtu edhe kryesuesi i Bordit të ZRrE”, u shpreh Gaxherri.
Artan Abrashi, anëtarë i Komisionit tha se me interpretimin e Zyrës ligjore është vënë në pikëpyetje autoriteti i deputetëve. “Ndodhemi në një situatë ku jemi goditur. Është vënë në pikëpyetje autoriteti i deputetëve e Kuvendit. Propozimi im lidhur me pezullimin kishte të bënte me pengimin e një situate në të cilën jemi edhe ne. Është për keqardhje mosgadishmmeria e institucioneve që të sjellin dokumentet që na duhen edhe pse janë të detyruar”, u shpreh ai.
Ndërsa, Shpejtim Bulliqi ka kërkuar që Kuvendi të shkarkojë Bordin e ZRrE-së. “Në Kuvend të kërkojmë që të shkarkohet Bordi i ZRrE-së”, kërkoi Bulliqi.