Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në Kryeministri vazhdon të jetë e mbyllur

26 maj 2021 | 16:47

Ndërrimi i qeverive ka sjell edhe mbylljen e Zyrës për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kanë kaluar dy muaj dhe kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka emëruar këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, i cili është edhe udhëheqës i kësaj zyre, shkruan “Epoka e re”.

Mbyllja e kësaj zyre, ka bërë që shumë familjarë të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së të mbesin pa marrë shërbime.

Veteranët UÇK-së të cilët dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e marrjes së pensionit dhe fëmijët e veteranëve për t’u liruar nga pagesa e semestrave në universitetet nuk po mund të pajisen me vertëtim nga kjo zyre.

Burimet e gazetës “Epoka e re”, kanë bërë me dije se në takimin që krerët e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti kanë kërkuar funksionalizmin sa më shpejt të kësaj zyre.

“Epoka e re” në lidhje me këtë çështje i ka dërguar pyetje Zyrës së Kryeministrit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me…