Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në ZKM reagon për protezat për invalidë veteranë

28 dhjetor 2021 | 10:47

Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, ka njoftuar përmes një njoftimi se nuk ka pranuar kërkesë sa i përket protezave për invalidë veteranë e të cilën nuk e ka trajtuar.

“Kërkesa e fundit në lidhje me protezat për invalidë veteranë ka ndodhur vitin e kaluar gjatë qeverisjes së kaluar, ku është ndarë buxhet dhe shoqata e invalidëve veteranë është në zbatim e sipër të asaj kërkese”, ka njoftuar Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së.

Kjo zyre ka theksuar se është e hapur për shqyrtim dhe trajtim të çfarëdo kërkese, dhe çështjet e këtilla si ofrimi i protezave për invalidë veteranë do të konsiderohen ashtu siç edhe janë, esenciale.

“Synim e zotim i joni është institucionalizimi i këtyre shërbimeve, në mënyrë që të ketë organizim e strukturim të ofrimit të tyre dhe kujdesi për invalidët veteranë të jetë maksimal”, ka njoftuar kjo zyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bashkim N. Hoxha Vitet po ecin kujtimet na mbesin.…