ZYRA PËR HERONJTË E RËNË

14 prill 2020 | 13:53

Nga Xhevdet Bajraj

Heronjtë do ta kenë luftën e tyre

varret e tyre

jetimët e tyre

të vejat e tyre

të cilat në Ditën Ndërkombëtare të Vejushave

do të çojnë lule të freskëta në varret e tyre

 

Udhëheqësit e tyre do të kenë zyrat e veta

për heronjtë e rënë

ku do të përtypin ngadalë ditët

deri në fund të jetës së tyre

 

Kur t’u bien ndër mend heronjtë e rënë

në shenjë respekti për ta

do të marrin një dhomë në një hotel luksoz

një shishe verë të kuqe të vitit të rënies së tyre

dhe do të bëjnë seks

me njërën nga dashnoret e shumta të tyre

 

“Kur qajnë hardhitë”, Armagedoni, 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit sot ka pranuar donacionin e radhës nga…