Zyrapi flet në Hagë për Rexhep Selimin, Sokol Bashotën dhe Fatmir Limajn
01 korrik 2024
| 14:41
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka folur në Hagë për disa prej eprorëve të Ushtrisë në kohën e luftës.
Ai ka thënë se në Drenicë kishte shkuar me kërkesën e Rexhep Selimit dhe Sokol Bashotës.
“Po e saktë është. Edhe Sokol Bashota edhe Rexhep Selimi, dytë kanë qenë në Drejtorinë Operative. Kështu që mua më kujtohet se edhe në kohën, të parën kur kam dalë me e vizitu Drenicën ka qenë Sokol Bashota, pastaj me Rexhep Selimin”, ka thënë Zyrapi.
Ai është pyetur edhe për disa tabela që ishin përmendur për veturat e UÇK-së.
“E di që ka pas tabela që janë përdorë me shenjta të UÇK-së, po për Policinë Ushtarake në veçanti nuk e di. Nuk po më kujtohet”, ka thënë Zyrapi në përgjigje të prokurores së Specializuar.