Zyrapi mohon se ka pasur marrëveshje në të cilën është përfshirë Thaçi për të abuzuar me të drejtat e kundërshtarëve të UÇK-së

03 korrik 2024 | 13:18

Dëshmitari Bislim Zyrapi ka mohuar se është në dijeni që ka pasur ndonjë marrëveshje qoftë brenda Shtabit të Përgjithshëm në të cilën është përfshirë Hashim Thaçi për të abuzuar me të drejtat e njeriut ose të bashkëpunëtoreve, ose të personave që janë përcaktuar si kundërshtarë të UÇK-së.

Këtë deklarim, Zyrapi e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Thaçit, Luka Mishetiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“A keni qenë ndonjëherë në dijeni të ndonjë marrëveshje qoftë me të shprehur ose jo brenda përbrenda Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe në të cilën të ketë qenë i përfshirë Thaçi për të abuzuar të drejtat e njeriut ose të bashkëpunëtoreve ose të personave që përcaktoheshin se kundërshtar të UÇK-së”, ishte pyetja e avokatit Mishetiq.

Por, këtë gjë e mohoi Zyrapi, i cili më pas është pyetur se a ka qenë në dijeni për ndonjë marrëveshje për të frikësuar në mënyrë të paligjshme personat e përcaktuar si bashkëpunëtorë ose kundërshtarë të UÇK-së, për të kryer dhunë ndaj tyre ose për t’i larguar ata në mënyrë që UÇK-ja ta merrte pushtetin në Kosovë.

Edhe në këtë pyetje, dëshmitari ka thënë se nuk ka dijeni për një gjë të tillë.

Gjithashtu, Zyrapi ka deklaruar se është e drejtë të thuhet se në verën e vitit 1998 nga ajo se çfarë ka parë ai, UÇK-ja ka qenë një organizatë e paorganizuar dhe jo e centralizuar.

Ndërsa, përgjigja e tij nuk është dëgjuar kur u pyet se a ishte e drejtë të thuhet se në verën e vitit 1998 vetë Shtabi i Përgjithshëm ka pasur problemë për t’u mbledhur, takuar, funksionuar dhe për t’u unifikuar.

Gjatë fundit të pyetjeve të saj, prokuroja Clare Lawson e ka pyetur dëshmitarin për disa pseudonime dhe për disa dokumente shtesë, për disa prej të cilave ka thënë se janë nga shtabi i përgjithshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka treguar në ceremoninë shtetërore të…