Zyrapi pohon që nuk ka parë urdhër për arrestimin e Blerim Kuqit të nënshkruar nga Jakup Krasniqi

15 korrik 2024 | 16:37

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi, ka pohuar se nuk ka parë urdhër të nënshkruar nga Jakup Krasniqi për arrestimin e Blerim Kuqit.

Këtë deklarim, Zyrapi e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokatja në temën e fundit gjatë pyetjeve për Zyrapin është fokusuar tek arrestimi dhe lirimi i Blerim Kuqit, ku ka pyetur dëshmitarin se a e konfirmon që nuk ka parë një urdhër të tillë asnjëherë.

“Ju e konfirmoni se nuk keni parë asnjë urdhër për arrestimin e Blerim Kuqit të nënshkruar nga Jakup Krasniqi”, ka pyetur avokatja.

Ndërsa dëshmitari Bislim Zyrapi, ka pohuar se nuk e ka parë një urdhër të tillë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar pas…