Zyrapi thotë se s’kishte autoritet të marrë masa ndaj Remit

17 korrik 2024 | 16:39

Dëshmitari Bislim Zyrapi, ka thënë në Gjykatën Speciale se nuk kishte autoritet që të marrë masa ndaj Rrustem Mustafës – Remit, i cili sipas mbrojtjes nuk i kishte zbatuar këshillat e Shtabit të Përgjithshëm për t’i larguar forcat e tij nga një zonë në Podujevë.

Deklarimin rreth Remit, dëshmitari e bëri pasi sipas kërkesës së miratuar të martën në Gjykatën Speciale, mbrojtja e të akuzuarve po vazhdon sërish me kundërpyetje ndaj dëshmitarit, ndonëse pyetjet shtesë i ka përfunduar trupi gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk e kam pas autoritetin e tillë, faktikisht ai ka pas autoritet më të madh në zonën e tij, për çdo lëvizje të një komandanti që ka pas autoritet në atë zonë, ka qenë shumë problem për atë zonë dhe shtabin”, ka thënë Zyrapi, pas pyetjes së avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq se pse nuk ishte në pozicion që të merrte masa kundër Remit.

Mishetiq ka thënë se i duhen edhe dhjetë minuta për kundërpyetjet e tij pas pushimit të drekës.

Kurse, prokurorja Clare Lawson gjatë kundërpyetjeve është fokusuar tek këmbëngulja e Rrustem Mustafës – Remit për të mos i tërhequr forcat e tij nga zona e Podujevës edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar nga Shtabi i Përgjithshëm.

Më pas, dëshmitarit i është prezantuar një kërkesë që policia serbe që të tërhiqeshin nga postblloqet.

“Sa e di ka qenë pas marrëveshjes së armëpushimit të njëanshëm që ata t’i heqin postblloqet dhe ne të largohemi prej rrugëve dhe të lëmë qarkullimin e lirë të rrugëve. Sa më kujtohet kjo ka qenë. Tash a është kjo për aty nuk po e mbaj mend”, ka thënë Zyrapi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi tashmë e ka siguruar Kylian Mbappenë për afatin…