Zyrapi vazhdon dëshminë në Speciale
16 korrik 2024
| 08:40
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tjerë, Bislim Zyrapi do ta vazhdojë dëshminë.
Trupi Gjykues dje njoftoi, po ashtu si dy javët e kaluara, se ky dëshmitari do të japë dëshmi gjysmë dite të martën (deri në pushimin e drekës), të mërkurën dhe të enjten (vetëm në seancën e parë).
Trupi gjykues, gjithashtu, njoftoi se nuk ka asnjë dëshmitar tjetër të planifikuar për këtë javë.