Zyrës së Osmanit i del problem edhe me mediat e huaja, thonë se iu devijua deklarata

02 shtator 2021 | 13:59

Zyrës së Osmanit i del problem edhe me mediat e huaja, thonë se iu devijua deklarata

“Presidentja e Kosovës kritikon autoritetet zvicerane”. Ky është mbititulli i gazetës prestigjioze zvicerane “Blick.ch”, pas intervistës që kanë realizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, rreth pandemisë Covid-19 dhe numrit të lartë të kosovarëve që pas pushimeve janë kthyer në Zvicër të infektuar.

Në këtë intervistë, Osmani ka deklaruar se kosovarët që jetojnë në Zvicër do të duhej të vaksinoheshin përpara se t’ia mësynin Kosovës për pushimet verore.

Osmani në këtë intervistë ka thënë se është detyrë e autoriteteve zvicerane për të bindur emigrantët që të vaksinoheshin, derisa ka theksuar se numri i rasteve pozitive në Kosovë është rritur pas fluksit të mërgimtarëve nga të gjitha shtete e huaja, përfshirë edhe Zvicrën.

“Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët do duhej të ishin vaksinuar në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me rrënjë të huaja që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht, dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera”, ka thënë Osmani për “Blick”.

Megjithatë, nga zyra e presidentes kanë thënë se kjo deklaratë e Osmanit është devijuar

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklarim të saj për mediumin zviceran ‘Blick’, nuk e ka fajësuar Zvicrën për mërgimtarët tanë të infektuar me Covid-19, porse ka apeluar për vaksinimin të të gjithëve. Për më tepër, zonja Osmani ka theksuar se nuk është koha për akuza reciproke, porse për angazhim të përbashkët për vaksinim masiv të të gjithë qytetarëve në Zvicër, por edhe në Kosovë. Devijimi i deklarimit të presidentes Osmani vetëm sa i kontribuon negativisht angazhimit për vaksinim”, është thënë në sqarimin e bërë nga Bekim Kupina, shkruan “GE”.

Osmani fajëson Zvicrën pse nuk u vaksinuan shqiptarët, thotë se kur erdhën ata, u rritën infektimet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka treguar…