Zyrtare: Agim Cana largohet nga Vëllaznimi
Agim Cana tashmë edhe zyrtarisht nuk do të jetë më kryetar i klubit gjakovar, Vëllaznimi.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Vëllaznimit në rrjetet sociale.
Cana kishte ofruar dorëheqje qysh 3 muaj më parë por vetëm dje i është aprovuar nga kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Postimi i plotë i Canës:
Prej dje, Agim Cana, edhe zyrtarisht më nuk është kryetar i K.F.”Vëllaznimi”. Pasi që dorëheqja e tij e ofruar para më shumë se 3 muaj nuk ishte aprovuar nga kryetari i komunës, dje, Cana i ka paraqit kryetarit të komunës, dorëheqje të parevokueshme. Ky është teskti i dorëheqjes së Agim Canes nga dertyra e kryetarit të Klubit:
I nderuari Kryetar i Komunës së Gjakovës, Z.Gjini. Kur, para rreth 20 muajsh, më është afruar mundësia që të vëhem në krye të Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, në postin e kryetarit, mundësi e inicuar, e konfirmuar dhe e vërtetuar nga Ju, e kam konsideruar këtë si nder dhe respekt që më bëhej. Pavarësisht se kjo më obligonte që të jetoja larg familjes, e kam pranuar këtë detyrë me shumë kënaqësi, me të vetmin qëllim që me përvojen e time të gjatë sportive, me njohuritë e mija dhe me fonde nga buxheti personal e familjar të kontrbuoj që “Vëllaznimi” të ketë një nivel sa më të lartë të organizimit, të kushteve të punës dhe të cilësisë, pse jo të arrij edhe nivel Evropian.
Gjatë kësaj periudhe kam bërë qmos që ta arrij këtë, edhe pse mbështetja e duhur, posaqërisht ajo financiare, në shumicën e rasteve, më ka munguar, hiq në dy raste kur kam gëzuar mbështetjen e Juaj si Komunë. Pavarësisht kësaj, jam munduar që futbollistëve, trajnerëve edhe të gjithë anëtarëve të Klubit, por edhe shikuesve, tu krijoi kushte sa më të mira për punë, lojë dhe përcjellje të ndeshjeve sportive.
Kam investuar shumë në rregullimin e ambienteve të Klubit (në stadium dhe në lokalet përcjellëse) e posaqërisht në rregullimin e fushës së lojës, e cila, fal kësaj pune të vazhdueshme, është bërë njëra ndër më cilësoret në Kosovë. Jam munduar që me rritjen e nivelit të stimulimit financiar të lojtarëve dhe të trajnerëve, por edhe më krijimin e kushteve të akomodimit të tyre dhe të pajisjes me rekuizita të shumta dhe tejet cilësore, ti motivoi ata për punë dhe rezultate sa më të mira. Fatkeqësisht, këto të fundit, rezultatet, nuk kanë qenë në nivelin e investimeve, angazhimeve, ambicieve dhe dëshirave tona. Konstatimi i arsyes pse ka ndodh kështu, është një proces i vështirë dhe kompleks, dhe ne ende nuk kemi arrit ta bëjmë një gjë të tillë. Në ndërkohë ia kemi dal që, pas ndërprerjes më shumë se dy vjeçare, ta riaktivizojmë shkollën e futbollit të Klubit, madje duke e shndërruar ate në Akademi Futbolli, me kushte shumë të mira të punës.
Pas rreth 20 muajsh të kryerjes së detyrës së Kryetarit të K.F.”Vëllaznimi”, kam ardhur në situatë që për shkak të obligimeve familjare, gjendjes personale shëndetësore dhe mungesës së fondeve të mjaftueshme finaciare, të mos jem më në gjendje që të vazhdoi ta kryej këtë detyrë.
Për këtë arsye, juve, i nderuari Kryetar i Komunës, Z.Gjini, po ju parashtroi këtë DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME nga detyra e Kryetarit të K.F.”Vëllaznimi”. Që nga ky moment i parashtrimit të kësaj dorëheqjeje, nuk marrë kurrfar obligimi karshi K.F.”Vëllaznimi”. Pavarësisht të gjitha rrethanave dhe ndodhive, këtë periudhë 20-mujore e konsideroi si një periudhë shumë të rëndësishme në punën dhe karrieren time të gjatë dhe të pasur sportive.
Do të jem gjithnjë me dhe për K.F.”VËLLAZNIMI”.
Me respekt,
Agim Cana