Zyrtare: Aguero, lojtar i Barcelonës
Sulmuesi Sergio Aguero edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Ky lajm është bërë me dije nga vetë klubi spanjoll.
Aguero i bashkohet Barcelonës me parametra zero, pasi që kontrata me Manchester City i ka skaduar. Argjentinasi ka qëndruar për 11 vjet në “Etihad”, ku i ka fituar të gjithë titujt me Manchester Cityn, përveç Ligës së Kampionëve ku u mposht në finale nga Chelsea.
“I lindur në Buenos Aires, Sergio Aguero vjen te Barça për të vazhduar të bëjë atë që e ka bërë gjithnjë – të shënojë gola. Me 15 vjet e 35 ditë ai është bërë më i riu që ka luajtur ndonjëherë në Divizionin e Parë të Argjentinës me Club Atletico Independiente”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
AGÜEROOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO! pic.twitter.com/iebAeYtjLp
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 31, 2021