Zyrtare: Ahmeti largohet nga Drita
Mesfushori Ergyn Ahmeti është larguar nga skuadra e Dritës. Ai është larguar nga klubi gjilanas, pasi kishte pak hapura.
“Edhe pse Ergyni kishte kontratë me klubin, pas një takimi që kishim, vendosëm që zgjidhja më e mirë është që të ndahemi miqësisht duke parë që edhe Ergyni nuk ishte i kënaqur me hapësirën që kishte tek ne”, thuhet në njoftimin e ish-klubit kampion, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi nga FC Drita:
E mbyllim para kohe me Ergyn Ahmetin
Sot kemi përfunduar bashkëpunimin edhe me mesfushorin Ergyn Ahmeti i cili u përshëndet me ekipin dhe stafin!
Edhe pse Ergyni kishte kontratë me klubin, pas një takimi që kishim, vendosëm që zgjidhja më e mirë është që të ndahemi miqësisht duke parë që edhe Ergyni nuk ishte i kënaqur me hapësirën që kishte tek ne.
Ergyni u bashkua me ne një vit më parë dhe ka arritur që të paraqitet në 25 ndeshje dhe ka asistuar 2 herë për ekipin!
Klubi jonë është falënderues ndaj Ergynit për profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron shumë suksese!
Faleminderit Ergyn8️⃣??
FC DRITA⚪️?