Zyrtare: Alvesi në Sao Paulo
Kapiteni i Kombëtares së Brazilit, Dani Alves karrierën do ta vazhdojë në vendlindje, përkatësisht në klubin e Sao Paulos.
36-vjeçari i bashkohet skuadrës braziliane si lojtar i lirë, pasi kontrata me Paris Saint-Germainin përfundoi në muajin e kaluar.
“Daniel Alves është mishërimi i planeve që ne drejtuesit e klubit i kemi menduar për Sao Paulon. Ai është njëri ndër lojtarët kryesor në botë dhe është i njohur për profesionalizmin e tij. Ai është përjetësisht i etur për trofe dhe fitore dhe është i interesuar për vendin tonë. Kështu që, Sao Paulo fiton në të gjitha frontet e mundshme. Një ditë unë i thashë atij se do të vinte të luaj në Sao Paulo, klubin e zemrës së tij. Sot, e kam kënaqësinë e madhe dhe krenarinë ta përmbushi këtë premtim”, ka thënë presidenti i klubit, Carlos Augusto de Barros e Silva.
Dani Aves gjatë karrierës së tij ka luajtur për Bahian, Sevillan, Barcelonën, Juventusin dhe PSG-në.
/Epoka e re/