Zyrtare: Andreas Christensen i bashkohet Barcelonës
04 korrik 2022
| 17:05
Barcelona ka njoftuar edhe transferimin e dytë për sot.
Barca është përforcuar edhe në repartin e mbrojtjes, me danezin Andreas Christensen.
Mbrojtësi danez kishte arritur marrëveshje me Barcelonën tash e sa kohë, edhe sa ishte pjesë e Chelseas.
Megjitahtë, Barca ka zyrtarizuar transferimin e tij vetëm gjatë ditës së sotme.
Christensen ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin spanjoll.