Zyrtare: Arlind Batatina i bashkohet Llapit
07 gusht 2024
| 14:06
Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar se pjesë e këtij klubi për edicionin 2024/25 do të jetë edhe sulmuesi i ri, Arlind Batatina.
18-vjeçari rikthehet në Kosovë për t’i mbrojtur ngjyrat bardhekaltër, pasi paraprakisht hapat e parë në futboll i ka marrë në Zvicër, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit FC Köniz dhe ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në ekipin U-19.
Sulmuesi i qendrës është bashkuar me ekipin në përgatitje nga fillimi i edicionit dhe do ketë të drejtë të paraqitet edhe për ekipin U-21, që të ketë minuta dhe të kontriboj për ekipin drejt arritjes së objektivave.