Zyrtare: Armando Sadiku lojtari më i ri i FC Cartagena
17 korrik 2022
| 13:29
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku është transferuar te ekipi nga liga e dytë spanjolle, FC Cartagena.
Lajmin për transferimin e Armandos te ekipi nga “La Liga 2” e ka konfirmuar vetë klubi.
“FC Cartagena raporton se ka arritur marrëveshje me lojtarin shqiptar, Armando Sadiku, për t’iu bashkuar ekipit tonë për këtë sezon 2022/23, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon tjetër”, është thënë në njoftimin e klubit.
Sulmuesi është transferuar drejt Cartagena si një lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Las Palmas.
OFICIAL | Armando Sadiku, garra y gol para el ataque de Luis Carrión.https://t.co/untmR68I5C#BienvenidoSadiku pic.twitter.com/71JrYFL2WD
— FC Cartagena (@FCCartagena_efs) July 17, 2022