Zyrtare: Armando Sadiku prezantohet nga skuadra indiane Mohun Bagan

25 qershor 2023 | 12:34

Armando Sadiku është larguar nga futbolli evropian sërish, ku karrierën do ta vazhdojë në Indi.

Sulmuesi shqiptar pasi mbeti futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me skuadrën spanjolle Catragena, karrierën do ta vazhdoj në Indi te skuadra Mohun Bagan.

Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me reprezentuesin shqiptar, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi.

Skuadra indiane është kampion në fuqi i Superligës së Indisë, pasi përkundër se e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e tretë, arriti te titulli falë ‘Play-Offit’.

Nuk janë bërë publike detajet e kontratës, por Sadiku tanimë është zyrtarisht lojtar i Mohun Bagan dhe synon të fitojë trofe në Indi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën shtatë persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve…