Zyrtare: Arteta, trajner i Arsenalit
20 dhjetor 2019
| 15:57
Arsenali ka prezantuar trajnerin e ri. Mikel Arteta ka marrë drejtimin e “Topçinjve”, kurse u largua nga Manchester City ku punonte si ndihmës i Pep Guardiolës dhe vendosi të ndiqte ëndrrën e tij më të madhe për të drejtuar ekipin e Arsenalit.
Ai do të marrë drejtimin ditën e diele. Takimi ndaj Evertonit do të drejtohet sërish nga trajneri aktual Freddie Ljungberg. Arteta është i lidhur me këtë klub pasi ka luajtur 5 sezone si lojtar.
“Është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë. Ne duhet të luftojmë gjithmonë për trofe dhe këtë ia kam bërë të qartë drejtuesve. Është një punë e madhe për t’ia arritur, por ne duhet të kemi besim”, ka thënë Arteta.