Zyrtare: Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër

23 prill 2020 | 13:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka konfirmuar se kandidati i LDK-së për kryeministër do të jetë Avdullah Hoti.

“Kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Lutfi Hazirin dhe ka pasur edhe emra të tjerë që janë përmendur. Me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet për kryeministër në qeverinë që ne së bashku me partitë e tjera partnere do t’ia propozojmë Kuvendit”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët evropianë do të zhvillojnë një video-samit më 23 prill,…