Zyrtare: Baftiu largohet nga Ballkani

31 maj 2022 | 21:50

FC Ballkani dhe Blend Baftiu kanë ndarë rrugët. Klubi nga Suhareka ka njoftuar se nuk ka arritur marrëveshje me mesfushorin për të vazhduar bashkëpunimin.

Kësisoj, Baftiu po largohet nga Ballkani pas katër sezoneve. Ai me “portokallezinjtë” në sezonin e fundit u shpall kampion i Kosovës.

FC Ballkani ka falënderuar 24-vjeçarin për kontributin e dhënë.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):

“???????????? ????? ??????

Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli.

Klubi ynë ishte shumë i interesuar  për të vazhduar kontratën ,mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë

Po largohet si kampion

Skuadra e falenderon për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.

Urojmë që kjo të jetë një mirupafshim e jo një lamtumirë!

Të priftë e mbara Blendi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Negociatorët e vitit 2006/2007 të bisedimeve të Vjenës kanë darkuar…