Zyrtare: Bayerni firmos me kampionin e botës!
09 janar 2019
| 15:10
Benjamin Pavard një nga zbulimet më të bukura të Botërorit Rusi 2018 tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Bayern Munich. Me një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, klubi bavarez ka komunikuar afrimin e mbrojtësit të talentuar francez i cili do të qëndrojë te Shtuttgart deri në verë për t’u transferuar më pas te Bayerni. 22-vjeçari kampion bote me Francën në Rusi ka firmosur një kontratë që do ta lidhë me gjigandët gjermanë për 5 vitet e ardhshme. Nuk bëhen të ditura ndërkohë shifrat e transferimit të Pavard te Bayerni./ss/