Zyrtare: Calvin Ramsay, lojtar i ri i Liverpoolit

19 qershor 2022 | 12:40

Klubi anglez, Liverpooli ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e talentit Calvin Ramsey nga skocezët e Aberdeenit.

Reds kanë kryer tashmë transferimin e dytë në këtë afat kalimtar, pas nënshkrimit me Darwin Nunez nga Benfica.

Bëhet fjalë për talentin 18-vjeçar skocez, Calvin Ramsay, i cili vjen nga Abeerden.

Njoftimi për transferimin e tij ka ardhur me anë të faqes zyrtare të klubit nga Anfield, ku lojtari do ta bart fanellën me numër 22.

“Ramsay është një Reds. Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin me Calvin Ramsay nga Aberdeen”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi pret përgjigjen përfundimtare të Angel di Marias, i cila…