Zyrtare: Drita përforcohet në mbrojtje me kolumbianin Juan Camilo Mesa
Drita ka vazhduar me përforcime, derisa Juan Camilo Mesa është lojtari më i ri i gjilanasve.
Qendërmbrojtësi kolumbian i bashkohet Dritës nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e Dinamo Cityt.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Dritën për një vit e gjysmë.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa nënshkruan me ne!
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa.
Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqiptar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv, z. Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vjet e gjysmë dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025.
Mirë se vjen Juan!