Zyrtare: Egzon Kurteshi në Istog
28 korrik 2019
| 12:32
KF Istogu e ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Egzon Kurteshi, i cili ishte pjesë e skuadrës Onix nga Banja.
Kurteshi në të kaluarën ka luajtur edhe për KEK-un, Flamurtarin dhe Fushë Kosovën, derisa pozita e tij është mbrojtës i krahut të djathtë, por edhe mesfushor i djathtë.
“Jam i lumtur që sot nënshkrova kontratë me klubin e Istogut. Projekti i klubit dhe serioziteti i kryesisë së klubit bën që unë të transferohem në Istog. Në Istog kam shumë shok në klub dhe jam ambientuar mjaft mirë. Falënderoj kryesinë e klubit dhe trajnerin Shoshi që besuan shumë në aftësitë e mia, shpresoj që besimin e tyre të ia shpaguajë në fushë”, ka thënë Kurteshi.
/Epoka e re/