Zyrtare: Emery largohet nga PSG-ja
27 prill 2018
| 16:13
Unai Emery ka njoftuar se në fund të këtij edicioni do të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germain.
“Unë pata një takim vetë i tretë, me Antero dhe Al-Khelaifi. Aty vendosëm se ishte më e mirë për të gjithë të vepronim kështu. Do të largohem që këtu duke pasur një marrëdhënie të mirë me të gjithë, plot respekt të ndërsjellë”, ka thënë Emery.
Skuadra e PSG-së gjatë verës së kaluar bëri shpenzime të mëdha duke transferuar Neymarin nga Barcelona dhe Mbappen nga Monaco, por prapëseprapë kjo skuadër u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe aty u vendos për largimin e Emerys. Ky i fundit pritet të zëvendësohet nga ish-trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)