Zyrtare: Emmanuel Egbo përshëndetet me FC Prishtinën
FC Prishtina ka konfirmuar largimin e trajnerit Emmanuel Egbo, të cilit i ka skaduar kontrata.
Pasi dështuan të kualifikohen në Evropë, “bardhëkaltërit” kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin nigerian.
“Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierë. Kryetrajneri Egbo, ka udhëhequr ekipin nga fundi i muajit tetor dhe ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare (14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, 41:25) duke u renditur të 5-të në klasifikim dhe duke arritur deri në finale të Kupës”, ka njoftuar FC Prishtina.
Prishtina tani ka disa muaj kohë për të gjetur pasuesin e Egbos, me synimin e vetëm që edicionin tjetër ta synojë daljen në Evropë, ose ndoshta titullin kampion.
Skuadra më e trofeshme në vend ka dy vite që nuk ka dalë në Evropë ngase këtë edicion e mbyllën si vend i pestë, ndërsa vitin e kaluar nuk e kryen licencimin siç duhet pavarësisht që e fituan Kupën e Kosovës.