Zyrtare: Eros Grezda prezantohet te Rangersi
Ashtu siç raportoi ditë më parë “Epoka e re” se Eros Grezda do të jetë futbollist i Rangersit edhe ndodhi. Në fakt, shqiptari është prezantuar sot te skuadra skoceze, kurse ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Eros Grezda bëhet futbollisti i 14 i transferuar nga Stiven Gerrard. Legjenda e Liverpoolit e ka lavdëruar futbollisti nga Gjakova, duke thënë se do t’i ndihmojë shumë skuadrës së tij.
“Grezda ishte lojtar i shkëlqyer dhe te Osijeku. Ai ishte më i miri i skuadrës. Grezda është lojtar shumë i mirë dhe i rrezikshëm. Megjithëse nuk duhet thënë për askënd që më vjen mirë që është dëmtuar, unë falënderoj zotin që Grezda ishte i dëmtuar dhe nuk luajti kundër nesh në Evropë”, kishte deklaruar Gerrard.
/Veton ZYMBERI/