
Zyrtare: Escobari takohet sot me Osmanin
23 gusht 2022
| 13:17
Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë me dije se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi në mes të Osmanit dhe Escobarit do të zhvillohet në ora 16:30.
Vlen të theksohet se Escobari sot do të takohet edhe me liderët e partive opozitare, ndërkohë nga kryeministria kanë thënë se për sot nuk është planifikuar takim me Kurtin.
Ky është njoftimi i plotë:
Agjenda mediale e presidentes Osmani për sot (23 gusht 2022)
Në orën 16:30, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Gabriel Escobar.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Vendi: Kabineti i Presidentes.