Zyrtare: Esosa Priestley Irogue futbollist i ri i Dritës
Drita ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Nigeria, Esosa Priestley Irogue, i cili ishte në prova dhe ka bindur drejtuesit e klubit pas disa ditësh.
Esosa është futbollist 24 vjeçar dhe luan në pozitën e sulmuesit të djathtë.
Ai ka luajtur në futbollin qipriot dhe turk, para se të zbarkojë të Drita.
Esosa ka nënshkruar kontratë me klubin gjilanas për dy vite e gjysmë, dhe do të jetë një forcë shtesë për ta në vazhdim të kampionatit.
“Me të marrë lajmin që një ekip kampion është interesuar për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë. Me padurim kam prit që të takohem me grupin të cilët më kanë prit shumë mirë dhe u jam falënderues”.
“Shpresoj shumë që ta ndihmoj klubin që prapë të dal kampion dhe unë ta realizoj ëndrrën time gjithashtu”, ka thënë Esosa Priestley Irogue.