Zyrtare: Fadil Nura, kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt

25 gusht 2021 | 11:20

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se Dega e PDK-së në Skenderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për kryetar të ardhshëm të Skenderajt, pasi Sami Lushtakut i është pamundësuar kandidatura për kryetar të Skenderajt.

“PDK-ja beson në shtetin e së drejtës dhe respekton vendimet e institucioneve të pavarura të shtetit, dhe përkundër kundërthënieve të Ligjit për Zgjedhje Lokale, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ, i ka bërë të gjitha zëvendësimet e kërkuara. Në këto zgjedhje, z. Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidatura për kryetar të ardhshëm të Skenderajt”.

“Edhe pse po pengohet të garojë për kryetar të Skenderajt, z. Sami Lushtaku, me besimin e qytetarëve të Skenderajt, më 17 tetor, do të jetë pranë tyre në qeverisjen e re të PDK-së në këtë komunë. Ndërkohë, në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Dega e PDK-së në Skenderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për kryetar të ardhshëm të Skenderajt. Nga ana tjetër, z. Lushtaku do të vazhdojë betejën ligjore për të vënë në pah të drejtën e tij kushtetuese”, ka njoftuar PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e tifozëve në stadium ka bërë që klubet e…