Zyrtare: Florent Hadergjonaj përfaqëson Kosovën

09 maj 2019 | 15:09

Florent Hadergjonaj edhe zyrtarisht e ka pranuar ftesën e Kosovës për të qenë pjesë e saj.

Futbollisti që ka luajtur nëpër të gjitha grupmoshat e Zvicrës, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se e ka marr pasaportën e Kosovës dhe se tash do të mbrojë ngjyrat e saj.

Fotografia e Florent Hadergjonaj

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një ‘Dardan’ plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë”, ka shkruar Hadergjonaj.

Florent Hadërgjonaj në këtë edicion të Ligës Premiere ka luajtur në 24 ndeshje me Huddersfieldin, 19 prej të cilave ka qenë titullar, derisa në fushën e gjelbër i ka kaluar 1840 minuta.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samuel Umtiti e ka refuzuar ofertën e Juventusit. Lajmi bëhet…