Zyrtare: Gashi largohet nga Vëllaznimi
17 qershor 2019
| 17:46
Kushtrim Gashi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Vëllanzimit në edicionin e ri futbollistik. Mesfushori e konfirmoi largimin nga skuadra kuqezi nëpërmjet një statuesi në “Facebook”.
“Pas tri vitesh erdhi koha te ndahemi me Vëllanzimin. Faleminderit presidentit te klubit, Agim Cana dhe të gjithë trajnerëve që e drejtuan klubin në këto tri vjet, shoqërinë, tifozët fantastik ‘KZJ-1927’, dhe gjithë qytetarët e Gjakovës. Besoj se kam dhënë gjithçka nga vetja ime që një ditë të jem i mirëpritur në Gjakovë”, ka shkruar Gashi.
Largimin nga skuadra e Vëllaznimit të dielën e bëri edhe Samir Sahiti.
/Epoka e re/