
Zyrtare: Gerrardi, trajner i Aston Villas
Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard është zyrtarizuar si trajner i ri i klubit të Premier Ligës, Aston Villa.
Gerrardi rikthehet në Angli pasi udhëhoqi Glasgoë Rangers drejt titullit të Premierligës skoceze sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin i pamposhtur në ligë.
“Klubi i Futbollit Aston Villa është i kënaqur të njoftojë emërimin e Steven Gerrard si trajnerin tonë të ri. Ka qenë shumë e qartë në diskutimet tona me të se ambiciet e trajnerit, filozofia dhe vlerat e Steven përputhen plotësisht me ato të Aston Villas”, thuhet në komunikatën e klubit
Ndërsa Gerrardi ka deklaruar: “Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj”.
Aston Villa Football Club is delighted to announce the appointment of Steven Gerrard as our new Head Coach. ?
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 11, 2021