Zyrtare: Gjermania njeh patentshoferët e Kosovës

11 shkurt 2022 | 12:46

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar se Gjermania njeh zyrtarisht patentshoferët e Kosovës.

“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Përzemërsisht, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin”, është thënë në njoftimin për media të kësaj ambasade.

Gjermania ka njohur edhe patentshoferët nga Shqipëria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi, i cili luan për Mallorca në Spanjë, ka…