![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/gliha.jpg)
Zyrtare: Gliha, trajner i Kosovës
Primozh Gliha është emëruar sot edhe zyrtarisht trajner i Përfaqësues së Kosovës në futboll. Në fakt, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u vendos që Gliha të jetë pasardhës i Giresse.
“KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e ‘Dardanëve’ ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Përfaqësuesen A”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Veton ZYMBERI/