Zyrtare: Hashani, trajner i Flamurtarit
Erdin Hashani është trajneri i ri i skuadrës së Flamutarit. Njoftimin e ka bërë klubi kuqezi, derisa Hashani e zëvendëson Faruk Statovcin, i cili u lagua ditë me parë nga klubi përshkak të rezultateve jo të mira.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin Erdin Hashanin. Hashani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka arritur rezultate shumë të mira me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit. Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi nga kryeqyteti.
Flamurtari bën pjesë në Ligën e Parë, Grupi B dhe renditet në vendin e fundit në tabelë ku nga gjashtë ndeshje ka regjistruar gjashtë humbje.
/Epoka e re/