
Zyrtare: Hierro zëvendëson Lopeteguin
13 qershor 2018
| 14:14
Fernando Hierro do të drejtojë Spanjën në Kupën e Botës 2018, pasi Julen Lopetegui është shkarkuar të mërkurën.
Lopetegui u emërua trajner i Real Madridit të martën, me anë të një njoftim nga klubi madrilen, i cili pretendoi se ai do të merrte detyrën pas përfundimit të Kupës së Botës, por Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) mori vendimin për të shkarkuar atë nga detyra e trajnerit.
/Epoka e re/