Zyrtare: Hoxha largohet nga Feronikeli

07 qershor 2021 | 12:02

Futbollisti i njohur Yll Hoxha është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Feronikelit,raporton “Epoka e re”.

Futbollisti i krahut të majtë e përforcoi skuadrën nga Drenasi në vitin 2017 dhe nga ajo kohë u paraqitë në 170 ndeshje. Lajmin për largimin e Hoxhës e konfirmoi vet klubi i “Niklit”.

Postimi i plotë i Feronikelit pa ndërhyrje:

Faleminderit Yll Hoxha!

Yll Hoxha ka përfunduar aventurën e tij me FC Feronikelin.

Mbrojtësi i majtë që erdhi në skuadër në afatin kalimtar të janarit, të vitit 2017, djersiti plot 170 herë fanellën e Feronikelit.

I transferuar nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, konkretisht nga Vllaznia, Hoxha fitoi gjithçka që mund të fitohet në Kosovë me FC Feronikelin, duke u mbajtur mend për golin e tij në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19, gol që shpalli Niklin kampion të Kosovës.

Yll Hoxha: “Ishte kënaqësi të mbaj veshur fanellën e Feronikelit për këto katër vitet e fundit, klub për të cilin do të kem respekt gjithmonë. Dua të i falënderoj të gjithë te Feronikeli, bashkëlojtarët, trajnerët, stafin, e po ashtu edhe Tigrat e Zi, të cilët kanë qëndruar gjithmonë me ne, sezon pas sezoni. Falënderim të veçantë kam për presidentin e klubit, Naser Ramaj, që më mundësoi të jem pjesë dhe të fitoj trofe me këtë klub fantastik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca po qëndron për…