Zyrtare: Ibra nuk luan në Kampionatin Evropian
15 maj 2021
| 20:01
Kombëtarja e Suedisë ka njoftuar se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq nuk do të luajë në Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.
Ibrahimoviq pësoi një lëndim në fitoren 3:0 të Milanit ndaj Juventusit në kuadër të Serie A.
E megjithëse lëndimi fillimisht nuk u duk aq serioz, pas ekzaminimeve mjekësore, stafi i kombëtares suedeze ka vendosur mos ta inkuadrojë në ekip për Kampionatin Evropian.
Pas pensionimit vite më parë, Ibrahimoviq u rikthye në Kombëtaren e Suedisë në ndeshjet e marsit, ku luajti edhe në ndeshjen ndaj Kosovës.