Zyrtare: Ilir Daja, trajner i Ballkanit

05 janar 2022 | 13:20

Skuadra e Ballkanit e ka prezantuar trajnerin e ri, Ilir Daja. Trajneri nga Shqipëria në postin e shefit të shtabit teknik e zëvendëson trajnerin e shkarkuar Bekim Isufi, raporton “Epoka e re”.

“Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja. Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij. Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit. Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka dalë pozitiv në testin…