![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/INZAGHI.jpg)
Zyrtare: Inzaghi, trajner i Interit
03 qershor 2021
| 14:31
Skuadra kampione e Italisë, Inter ka konfirmuar emërimin e Simone Inzaghit në detyrën e trajnerit.
Largimi i Antonio Contes nga klubi i “San Siro” u konfirmua javën e kaluar dhe Interi nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Inzaghi është një nga trajnerët e profilit më të lartë në Serie A që ka bërë një punë të shkëlqyeshme me skuadrën e Lazios gjatë dy sezoneve të fundit.